“Ndjesë motrës së Mateos”/ Egla Ceno reagon ashpër ndaj Rogertit: Ky sendi e ka bazën totalisht…

Një përplasje e fortë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Mateos dhe Rogertit. Gjatë një debati, ky i fundit iu drejtua banorit me një pyetje rreth motrës së tij “me sa meshkuj ka bërë sesk motra jot?”.

Lidhur me këtë pyetje të pa vend dhe përmendja e një familjari brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” nga ana e Rogertit, është komentuar shumë nga publiku dhe nga personazhe të njohur të ekranit.

Ata kanë dënuar mënyrën e ashpër që komunikon ai me banorët.

Edhe fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka bërë një reagim në “Instastory” lidhur me këtë debat të fortë. Aktorja e njohur i kërkon ndjesë motrës së Mateos.

“Respekti ndaj grave nuk është opsion, është bazë! Ky sendi e ka bazën totalisht të çbërë! Ndjesë motrës së Mateos 🫰, ka shkruar Egla Ceno në postimin e saj.