Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona, ka prekur zemrat e ndjekësve me një mesazh të ndjerë pas përfundimit të eksperiencës së saj.
Ajo ka zgjedhur të bëjë një dedikim prekës për dy engjëjt e saj mbrojtës, nënën dhe motrën, të cilat nuk jetojnë më.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elijona shprehet se çdo hap dhe sukses i saj është i dedikuar atyre.
“Shpresoj që nga lart po më shihni dhe jam duke ju bërë krenarë. Çdo sukses është për ju,” – shkruan ajo, duke treguar se kujtimi i tyre është forca e saj më e madhe.
Mesazhi mbyllet me fjalët e mbushura me dashuri dhe mall: “Ju dua përjetë, mami dhe motra ime”.
Ky dedikim vjen pas daljes së saj nga shtëpia, duke zbuluar anën e saj më të brishtë dhe motivimin personal që e ka shoqëruar gjatë gjithë rrugëtimit.
