Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Deklarata e Zhaklin Lekatarit për rastin e rëndë në Fier: “Pse se ka kuptuar më parë nëna?”

LokimagazineLokimagazine3 July, 2025

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari për të diskutuar më shumë mbi rastin tronditës në Fier, ku babai kishte abuzuar me vajzën e tij të mitur.

“Sa herë që ndodhin ngjarje të tilla, Shqipëria tronditet dhe bashkë me Shqipërinë tronditemi edhe ne. Por kjo tronditje nuk është e mjaftueshme. Të gjitha deklaratat që ne bëjmë në rrjetet sociale, aktivizmi që unë bëj, është e njëjta gjë nëse këto deklarata që ne bëjmë, kjo tronditje ose kjo empati që ne shfaqim, nuk shoqërohet nga aksione dhe veprime konkrete nga institucione, që duhet të jetë në këtë rast ndihmë dhe suport ligjor, ekonomik dhe psikologjik, jo vetëm për vajzën por dhe për nënën e vajzës. Në mendjen time, ka disa skenarë dhe nuk e di nëse është e drejtë që unë këto skenarët t’i them”, tha si fillim Lekatari.

Më tej vazhdoi: “Nuk e di nëse është e drejtë që unë të bëj këto supozime, por do mundohem të jem sa më e respektueshme ndaj institucioneve, ndaj viktimave dhe ndaj ngjarjes. Pse mamaja nuk e ka kuptuar më përpara? Sepse kjo mama, në një moshë shumë të re, si fillim ka shtatë fëmijë, nuk ia ka idenë së çfarë do të thotë planifikim familjar. Është një mama që nuk ka as dhëmbë për të kafshuar dhe për t’u ushqyer mirë. Jo se dua ta denigroj nga ana estetike, por dua të vë në dukje faktin që kjo familje nuk përmbushte as nevojat kryesore të dy prindërve dhe lëre më të dy fëmijëve.

Gjatë deklaratave dëshpëruese të kësaj nëne, e cila sigurisht është në shok për ngjarjen që ka ndodhur dhe për mënyrën si ajo ka arritur të identifikojë dhe të marrë të vërtetën, nga komshinjtë, nga policia, deklaroi që personi i vetëm që siguronte mbarëvajtjen e familjes apo që mbante familjen, ishte babai. Kështu që, një skenar që unë mendoj, është që ajo edhe mund të ketë kuptuar, por mund të ketë sakrifikuar në një farë mënyre vajzën e saj, duke parë që i vetmi burim i parave ishte babai. Ajo edhe mund ta ketë kuptuar që diçka nuk shkon, por mund edhe të mos ta ketë besuar, mund edhe ta ketë mënjanuar, përjashtuar këtë si ide, si mendim, sepse është shumë i tmerrshëm dhe nuk besoj që ideja e parë për një grua e cila e ka zgjedhur me dëshirë – nëse është rasti – burrin e saj, është që ky burri është përdhunues dhe inçestuoz në marrëdhënie me fëmijët e saj.

Pra nuk e shoh këtë nënë si përgjegjëse. Mund ta shoh si përgjegjëse, por e shoh edhe si viktimë njëkohësisht. Kjo i përmban shumë mirë të dyja rolet. E shoh si viktimë sepse nuk i di rrethanat e familjes së saj të origjinës, për të kuptuar a është e edukuar, a ka ngritje individuale”, tha Lekatari.

Related Posts

Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

10 July, 2025

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

10 July, 2025

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

10 July, 2025

Noizy e pëson keq në Zvicër: Prokuroria për Krime të Rënda merr këtë vendim ndaj tij!

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.