Moderatorja Argjira Spanca ka qenë e ftuar në emisionin “Hap Ç’ju” me Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj, ku ka ndarë me publikun detaje nga rrugëtimi i saj në televizion dhe eksperiencat në moderim.
Ajo ka folur edhe për emisionin “She’s On Top” në Top Channel, duke treguar për angazhimin dhe energjinë që i kushton projektit.
Gjatë intervistës, nuk munguan edhe pyetjet rreth jetës personale. E pyetur nga Cubi nëse ajo dhe partneri i saj, Graciano Tagani, kanë në plan të bëhen prindër së shpejti, Argjira është përgjigjur shkurt:
“Jam në një fazë që thjesht e kam lënë në dorë të Zotit. Mendoj realisht që kur të vijë, do vijë.”