Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

U përdor në luftën e Kosovës, ky është bombarduesi me të cilin Trump sulmoi sot Iranin

LokimagazineLokimagazine22 June, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka pohuar se avionët amerikanë kanë goditur tre objektiva bërthamore në territorin iranian: Natanz, Isfahan dhe impiantin nëntokësor të Fordow.

Sipas Trump, bombardimi është kryer nga bombarduesit stealth B-2 Spirit të Forcave Ajrore të SHBA-ve (USAF), të cilët kanë përdorur armën më të fuqishme konvencionale që ekziston aktualisht: bombën anti-bunker GBU-57/B Massive Ordnance Penetrator (MOP).

Bomba MOP është një armë e ndërtuar posaçërisht për të shkatërruar strukturat e thella nëntokësore. Ajo peshon afro 14 tonë, përfshin 2.6 tonë eksploziv shumë të fuqishëm, dhe është në gjendje të depërtojë deri në 60 metra beton të ngjeshur ose shkëmb të fortë, duke shkatërruar bunkerët e mbrojtur thellë.

Vetëm avionët B-2 Spirit, që kushtojnë mbi 2 miliardë dollarë për copë, janë në gjendje të transportojnë këto bomba. SHBA disponon aktualisht rreth 20 të tillë.

B-2 Spirit është një avion i teknologjisë së lartë, i pajisur me katër motorë, me kapacitet ngarkese 18 tonë, rreze veprimi të pakufizuar në sajë të furnizimit ajror me karburant dhe i manovruar nga një ekuipazh prej dy personash. Ai fluturoi për herë të parë në vitin 1989 dhe hyri në shërbim aktiv luftarak në vitin 1999 gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Më vonë është përdorur në misione në Afganistan dhe Jemen.

Trump ka paralajmëruar se “nëse Irani nuk dorëzohet dhe nuk rikthehet në tryezën e negociatave, sulmet do të përshkallëzohen”. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar “pasoja të përjetshme”, duke ngritur frikën për një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake në Lindjen e Mesme

Related Posts

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

11 July, 2025

Hapi gropë në rërën e plazhit për të luajtur, humb jetën 17-vjeçari

11 July, 2025

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.