Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Irani pas sulmeve amerikane: “Lufta fillon tani!”

LokimagazineLokimagazine22 June, 2025

“Lufta fillon tani”, tha Trupa e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), dega kryesore e ushtrisë së Teheranit, pasi forcat amerikane goditën tre centrale bërthamore në Iran, sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Trump tha se një “ngarkesë e plotë bombash u hodh” në centralet bërthamore Fordow, Natanz dhe Esfahan.

“Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë”, tha Trump, duke shtuar se tani është “koha për paqe”.

Duke iu drejtuar kombit në Shtëpinë e Bardhë pas sulmit, Trump tha se Irani “tani duhet të bëjë paqe” dhe se “nëse nuk e bën, sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”.

“Do të ketë ose paqe ose tragjedi për Iranin”, tha ai.

“Mbani mend, kanë mbetur shumë objektiva. Sonte ishte më e vështira nga të gjitha deri më tani, dhe ndoshta më vdekjeprurësja.”

“Nëse paqja nuk vjen shpejt, ne do të shkojmë në ato objektiva të tjera me precizion, shpejtësi dhe aftësi”, vazhdoi Trump.

Nga ana tjetër, ligjvënësi më i lartë republikan amerikan Lindsey Graham tha se Trump “bëri vendimin e duhur”, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

“Regjimi i Teheranit e meritonte”, tha senatori i lartë amerikan nga Karolina e Jugut.

“Bravo, president”, tha Graham.

“Për bashkëqytetarët e mi: Ne kemi Forcën Ajrore më të mirë në botë. Më bën shumë krenar.”

Udhëheqësi më i lartë demokrat Hakeem Jeffries tha se Trump e ka “mashtruar vendin”, megjithatë.

“Donald Trump premtoi të sillte paqe në Lindjen e Mesme. Ai nuk e ka përmbushur këtë premtim. Rreziku i luftës tani është rritur në mënyrë dramatike dhe unë lutem për sigurinë e trupave tona në rajon që janë vënë në rrezik”, tha Jeffrey në një deklaratë.

Ndryshe, SHBA ka midis 40,000 dhe 50,000 trupa të stacionuara në rajon, të cilat pritet të vihen në gatishmëri të lartë pas sulmeve.

IRGC u përgjigj duke thënë se kjo ka përshkallëzuar më tej atë që ka qenë një shkëmbim sulmesh me raketa dhe dronë nga Irani dhe Izraeli që nga e premtja e kaluar, duke u përshkallëzuar tani përtej konfliktit në një luftë të plotë në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit tha se e ka ngritur gjendjen e saj të gatishmërisë edhe më tej, duke anuluar të gjitha “aktivitetet edukative, tubimet dhe vendet e punës, përveç sektorëve thelbësorë”.

Raportohet se vendimi i Trumpit për të përfshirë drejtpërdrejt SHBA-në vjen pas më shumë se një jave sulmesh nga Izraeli ndaj Iranit që synonin të zhduknin sistematikisht mbrojtjen ajrore të vendit dhe aftësitë ushtarake sulmuese, duke dëmtuar njëkohësisht objektet e tij të pasurimit bërthamor

Related Posts

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

11 July, 2025

Hapi gropë në rërën e plazhit për të luajtur, humb jetën 17-vjeçari

11 July, 2025

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Xhensila Myrtezaj i bën dhuratën super luksoze Ledri Vulës?

“Trupi i përkiste shtetit, partisë” – Monika Lubonja rrëfen për jetën intime të grave në komunizëm

Zbulohet raporti psikiatrik për Naim Murselin, ja çfarë thotë rezultati

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.