Dy persona, një grua dhe një burrë i kanë dhënë fund jetës sot në Durrës, raporton Top-Channel.Tv.
Ngjarjet e rënda ndodhën përkatësisht në lagjet nr. 17 dhe 8 të qytetit bregdetar.
Në zonën e ish-Kënetës, një 57- vjeçar u gjet në banesë nga familjarët, ndërsa në lagjen 18 një 46-vjeçare humbi jetën, pasi ra nga kati 5-të i pallatit.
Policia ka shkuar në dy vendngjarjet dhe ndërkohë ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve që i shtynë dy të vetëflijuarit në këtë akt të rëndë.
