Për çdo 100 femra në Shqipëri, sot ka vetëm 97.8 meshkuj. Ky është përfundimi më i fundit i nxjerrë nga të dhënat e INSTAT, që dëshmon një ndryshim të qetë, por të qëndrueshëm në strukturën gjinore të popullsisë shqiptare.
Ndërsa në pamje të parë duket si një raport i balancuar, nëse i referohemi viteve të kaluara, bëhet e qartë se po ndodh një thyerje graduale në favor të femrave.
Vetëm dy vite më parë, në 2023, Censusi i Popullsisë tregonte një raport 102 gra për çdo 100 burra. Sot, kjo diferencë është zgjeruar edhe më tej.
Sipas të njëjtit burim, në vitin 2023 në Shqipëri jetonin rreth 1.36 milionë burra dhe 1.39 milionë gra. Me fjalë të tjera, kishte afro 30 mijë më shumë gra në vend.