Irani ka zhvilluar një sulm masiv kundër Izraelit, duke përdorur më shumë se 150 raketa balistike dhe të paktën 100 dronë—në një veprim që Teherani e ka koduar si “Operation True Promise III”.
Ky sulm erdhi si një hakmarrje pas “Operation Rising Lion”, sulmit të Izraelit kundër objektivave atomikë iranianë në Natanz, Fordow dhe Isfahan, ku u vunë në shënjestër fabrika raketash, objektiva ushtarake dhe u vranë figura të larta të Gardës Revolucionare dhe shkencëtarë të programit bërthamor iranian.
Liderët iranianë, përfshirë Ayatollah Khamenei, kanë cilësuar këtë si “deklaratë lufte” dhe kanë premtuar “hakmarrje të dhimbshme” kundër Izraelit.