Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

I mbijetuari i vetëm i përplasjes së avionit rrëfen tmerrin: “Pashë çdo gjë. Ja çfarë ndodhi”

LokimagazineLokimagazine13 June, 2025

Një aksident ajror me pasoja tragjike ndodhi ditën e djeshme në Indi, ku një avion i Air India me destinacion Londrën u rrëzua vetëm pak çaste pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad-it, duke lënë të vdekur të paktën 265 persona, përfshirë edhe banorë në tokë.

I mbijetuari i vetëm i këtij aksidenti është Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, një shtetas britanik me origjinë indiane, i cili udhëtonte së bashku me vëllain e tij.

Rrëfimi i tij për mediat lokale hedh dritë mbi momentet dramatike që paraprinë përplasjen.

“Kur avioni u ngrit, pas pesë deri në dhjetë sekonda, ndjeva sikur ngeci në ajër. Papritur, dritat filluan të fikeshin e të ndizeshin – ngjyra jeshile dhe e bardhë – dhe më pas u përplasëm me një godinë që ndodhej aty,” tha Vishwash.

Godina ku përfundoi avioni ishte një konvikt për studentë të mjekësisë. Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e të paktën tetë prej tyre, ndërsa 241 viktimat e tjera ishin pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

“Kur pashë daljen e emergjencës, mendova se mund të dilja. E provova, dhe dola. Ndoshta ata që ishin në anën tjetër të avionit nuk arritën,” shtoi ai.

I ulur në vendin 11A, pranë një daljeje emergjence, Vishwash tregon se pjesa e avionit ku ndodhej u përplas me tokën, jo me tarracën e godinës, gjë që mund të ketë shpëtuar jetën e tij.

“Nuk e di si mbijetova. Pashë njerëz duke vdekur para syve të mi – stjuardesat, dy persona që ishin pranë meje… Dola në këmbë nga rrënojat,” shpjegoi ai.

Ndërkohë, në Leicester, vëllai i tij, Nayan Kumar Ramesh, është në pritje të informacioneve për fatin e vëllait tjetër, Ajay Kumar Ramesh, 45 vjeç, i cili ishte ulur pranë Vishwash-it gjatë fluturimit.

“Ishte një tronditje e madhe sapo dëgjuam lajmin. Kam folur me të për herë të fundit dje në mëngjes. Jemi të shkatërruar,” u shpreh Nayan për mediat britanike.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka vizituar Vishwash në spitalin e Ahmedabad-it. Pamjet nga vizita janë shpërndarë në kanalin zyrtar të YouTube të kryeministrit, ku shfaqet takimi i tij me të mbijetuarin e vetëm të fluturimit fatkeq AI171.

Hetimet për shkaqet e përplasjes janë ende në vazhdim.

Një nga kutitë e zeza është gjetur, ndërsa kutia tjetër ende nuk është lokalizuar. Kutitë do të ofrojnë të dhëna të rëndësishme mbi veprimet e pilotit dhe gjendjen e avionit përpara aksidentit.

Dyshimet mbi gjendjen teknike të avionit janë shtuar pasi një pasagjer kishte regjistruar një video disa orë para aksidentit, në të cilën thuhej se “asgjë nuk po funksiononte në bord.”

Related Posts

Tragjike/ Festoi blerjen e shtëpisë së re me hedhje mbrapsh, vdes 18-vjeçari — dëmtoi kokën

10 July, 2025

Kujdes! Tani do të dënoheni me 3 vite burg nëse parkoni makinën në këtë mënyrë…

10 July, 2025

Putini vazhdon ta injorojë Trumpin, lëshon një sulm raketor 10-orësh mbi Kievin

10 July, 2025

“Kapiteni u tha ‘jo’, turistët e shpërfillën. Humbi jetën t’i shpëtonte”- Detaje të reja nga tragjedia në Shkodër

9 July, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Pasi Shpati mohoi zërat për ndarje, partnerja nuk përmbahet më! “Godet” pas deklaratës së këngëtarit

Kush janë VIP-at që mund të hyjnë në Big Brother VIP Albania 5? Ja çfarë dihet deri tani

Xhensila Myrtezaj uron Ledri Vulën për ditëlindjen e tij

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.