Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një shqiptar është qëlluar me plumb në kokë.
Sipas mediave italiane, mësohet se në orët e para të mëngjesit të së dielës, në Fontaniva, 59-vjeçari shqiptar, i identifikuar si Fatos Cenaj, u qëllua me plumb në kokë.
Kanë qenë qytetarët ata të cilët e kanë gjetur Cenajn të shtrirë dhe të gjakosur në rrugë dhe fillimisht menduan se kishte pësuar aksident rrugor.
Menjëherë ata njoftuan policinë dhe ambulancën, ku u konstatua se 59-vjeçari kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri.
Cenaj u dërgua me urgjencë në spital ku dhe është duke luftuar për jetën. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.