Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Silvinjo pas barazimit me Serbinë: “Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”

LokimagazineLokimagazine8 June, 2025

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka qenë i kënaqur për mënyrën se si ka luajtur skuadra, por jo edhe aq shumë për rezultatin pasi mendon se ekipi duhej të fitonte këtë sfidë ndaj Serbisë.

“Unë si gjithmonë marr çdo përgjegjësi. Manaj është shumë i rëndësishëm për ne. Ka shumë ndeshje me kombëtaren dhe e respektoj, një nga ata që luajnë me zemër, e bëra gjuajtës të penalltisë, gaboi dhe ndodh. Por ka bërë paraqitje shumë të bukur, jam krenar për të gjithë, kanë bërë një ndeshje psikologjike në shtëpi, pastaj tifozët, publiku. Na kanë mbështetur shumë, jam krenar. Për fat të keq jam i zhgënjyer pak nga rezultati, por skuadra ishte shumë mirë.

Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, u munduam të shfrytëzonim një kundër një sulmuesit me mbrojtësit. Për Brojën është i njëjti problem, që është gjithmonë i dëmtuar, sa kohë ka që nuk luan 90 minuta? Është e vështirë, për ne dhe atë. Mbërriti momenti që nuk vazhdonte më, si për të tjerë, si Hoxha që ishte i vdekur. Manaj ka bërë një ndeshje të pabesueshme, edhe pse ka humbur dy ditë për grip. Provuam Brojën, në pjesën e parë bëri mirë, gaboi diçka të vogël, se duhet të marrë topin në hapësirë, por ishte i lodhur. Në pjesën e dytë pas 15 minutash bëri një shkëputje, por nuk kishte më oksigjen. Zgjedhje e vështirë, por nuk është mësuar të bëjë 90 minuta

Jam krenar për lojtarët, për të gjithë. Kemi bërë mirë, ndryshime të rëndësishme në mesfushë, në krahë, pastaj lojtarët që hyjnë na japin energji, se nuk është e lehtë të bësh ndeshje në këtë nivel. 3-4 lojtarë ishin shumë të lodhur, për fat të keq rezultati na zhgënjen, por ishte një ndeshje shumë e bukur.

Ky është moment shumë i mirë i Kombëtares. Me gjithë respektin, një vit më parë ishin 14-15-16 lojtarë, sot kemi 22-23. Mund të zgjedh mes Brojës në të djathtë me forcë, por kisha në pankinë Uzunin dhe Asanin që ka bërë që me të gjithë bashkë me Bajramin për ta na çuar në Europian. Kemi bërë Europianin falë tyre. Por ajo që dua të them është e bukur se trajneri kundërshtar thotë kush luan: Uzuni, Asani apo Broja? Hoxha, Muçi apo Bajrami. Për ne është shumë e rëndësishme për strategjinë e lojës, është moment i bukur.

Mungesa e Gjimshititi? Nesër duket të shohim gjithçka. Tani kemi 5 qendërmbrojtës bashkë me Adrian Bajramin që po çmend, po luan shumë mirë. Ai do shkojë pas ndeshjes në SHBA për të luajtur me Benfikën në Botëror. Kemi lojtarë dhe është e mirë për zgjedhje, do të bëjmë stërvitjen do të shohim, Sot kemi shpenzuar shumë energji”, tha Silvinjo për TV Klan pas ndeshjes.

Related Posts

“Anuloje martesën ose nuk vjen te Shqipëria!”/ Zbulohet sesi Silvinjo e la jashtë lojtarin e kombëtares

17 June, 2025

“Pse kaq vështirë të shënoni gol?”- Rei Manaj jep përgjigjen arrogante (VIDEO)

11 June, 2025

Kombëtarja merr një goditje të fortë para ndeshjes me Letoninë, dëmtohet lideri i ekipit

10 June, 2025

Në gjendje jo të mirë, Manaj bën reagimin e parë pasi humbi penalltinë: Deklarata e plotë”

8 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Lufta e Tretë Botërore po vjen: Irani tenton të ekzekutojë presidentin Trump

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

4-vjeçari pëson atak kardiak në plazh, rikthehet në jetë falë mjekut që ndodhej aty për pushime

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.