Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Përballja me Sylvinhon/ Broja zbulon edhe çfarë i tha portieri i Serbisë pas ndeshjes

LokimagazineLokimagazine8 June, 2025

Armando Broja mendon se barazimi me Serbinë ishte një shans i humbur për kuqezinjtë që të merrnin tre pikët pas një ndeshje të dominuar.

“Jemi pak të mërzitur sepse kemi pasur shumë raste për të shënuar e fituar tre pikët se është shumë e rëndësishme për ne. E dimë që ky grup është shumë i vështirë, kemi Anglinë e Serbinë dhe ekipe të tjera të forta. Më duket se sot kemi luajtur ndeshje shumë të bukur, kishim raste, por më duket se vetëm goli na mungoi, çdo gjë tjetër ishte e bukur.

Normalisht jam qendërsulmues, kam luajtur gjithë jetën, kam luajtur edhe në krahë e njoh më mirë pozicionet. Trajneri vendos ekipet dhe më tha para ndeshjes që Serbia do ketë hapësira te mbrojtësi i majtë. Në pjesën e parë dhe të dytë pata mundëis, vetëm goli na mungoi, por unë i di pozicionet dhe trajneri vendos e unë dua të jap gjithmonë maksimumin. Por e them se jemi mërzitur si grup që nuk fituam ndeshjen.

Normalisht sulmuesi gjithmonë duhet të bëjë gola. Unë normalisht jam lojtar që ka qejf të bëjë gola, njerëzit thonë që Armando nuk bën gola dhe unë jam i pari që dua të shënoj. Por gjëja më e bukur është të fitoj ndeshjen dhe të marr tre pikët dhe sot kishte raste e lojtarë të tjerë për t’i marrë. Por këto ndodhin në futboll dhe duhet të ecim para. Normalisht që duhet të shënoj më shumë gola.

Pasimi në pjesën e dytë? Në atë moment është e vështirë të mendosh direkt, se je në sprint dhe për mua m’u duk se ka pasur një rast, ndoshta prekja ishte pak e fortë dhe iu afrova shumë portës e doli portieri. U mbyll hapësira për të gjuajtur, thashë më mirë në atë moment të pasoj se do hynte sulmuesi aty mbrapa. Kaloi topi e ndoshta do hynte dikush. Unë kam qenë jashtë futbollit shumë kohë dhe këto gjëra të vogla, një prekje topi, gjuajtje e goditje vijnë me kohë kur luan shumë. Edhe për mua nuk jam për justifikime, edhe unë pata shans të gjuaja, por janë gjëra që ndodhin shumë shpejt dhe kështu e mendova.

Me Petroviç vetëm folën se ai tha keni luajtur ndeshje shumë të bukur, jeni ekip i fortë. Vetëm kaq, se jemi shokë, luajtëm të Çelsi. Por vetëm kaq, folëm për sezonin”, tha Broja për TV Klan pas ndeshjes.

Related Posts

“Pse kaq vështirë të shënoni gol?”- Rei Manaj jep përgjigjen arrogante (VIDEO)

11 June, 2025

Kombëtarja merr një goditje të fortë para ndeshjes me Letoninë, dëmtohet lideri i ekipit

10 June, 2025

Në gjendje jo të mirë, Manaj bën reagimin e parë pasi humbi penalltinë: Deklarata e plotë”

8 June, 2025

Silvinjo pas barazimit me Serbinë: “Me Brojën është gjithmonë i njëjti problem”

8 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Eksperti i fluturimeve ndan teorinë shqetësuese të përplasjes së Air India

49 aksidente ajrore këtë vit, ekspertët ngrejnë alarmin: Ja pse po ndodhin!

E planifikuar? Para tragjedisë, u shfaq një reklamë me avionin e “Air India” të përplasur në mur

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.