Sfida me Serbinë ka bërë që rrugët e Tiranës të mbulohen të gjtiha nga simbolet kuqezi.
Një sfidë mjaft e rëndësishme jo vetëm për kualifikimin në Kupën e Botës, por edhe për nga historia, për shkak të marrdhënieve të tensionuara në të shkuarën.
Tifozët kuqezinj kanë zgjedhur mënyra nga më të ndryshmet për të dhënë mesazhet e tyre në këtë sfidë të rëndësishme.
‘Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri’, shkruhet në një parullë të vendosur te Piramida, në qendër të Tiranës.
Kujtojmë që ndeshja e sotme është bojkotuar nga shumë tifozë të zjarrtë të kombëtares për ta ndjekur atë në stadium, për shkak të pakënaqësive që kanë patur me FSHF.