Joz Marku, këngëtari dhe ish-banori i edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, duket se ka hedhur pas krahëve marrëdhënien me Loredana Bratin, me të cilën nisi një romancë gjatë kohës që të dy ishin pjesë e spektaklit.
Prej ditësh në rrjet kanë qarkulluar zëra për një ndarje mes çiftit, të cilat u nxitën edhe më shumë pasi Loredana nuk reagoi publikisht për këngën e fundit të Jozit, duke mos e shpërndarë as në rrjetet sociale. Sipas burimeve për Prive, kjo mungesë mbështetjeje ka qenë një nga arsyet që çoi në krisjen e raportit të tyre.
Por ndërsa ndarja ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga asnjëri prej tyre, Joz Marku është shfaqur së fundmi në një koncert ku ka tërhequr vëmendje për një tjetër arsye.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet duke performuar, ndërsa një vajzë i afrohet në skenë dhe e përqafon.
Identiteti i vajzës dhe natyra e marrëdhënies mes tyre mbeten të paqarta, por gjestet e ndërsjella kanë ngjallur reagime dhe dyshime të forta mes ndjekësve, duke shtuar spekulimet se Jozi mund të ketë nisur një kapitull të ri në jetën personale.