Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Ukraina godet fuqishëm dhe me sukses bazën raketore të Rusisë (Video)

LokimagazineLokimagazine5 June, 2025

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë goditur me sukses një njësi të raketave ruse në rajonin Bryansk, që sipas informacioneve paraprake po përgatitej të kryente një sulm ndaj territorit ukrainas.

Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës përmes një deklarate në aplikacionin Telegram.

Sipas autoriteteve ukrainase, sulmi është realizuar në koordinim me Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe struktura të tjera të Forcave të Mbrojtjes.

“Një raketë ruse shpërtheu dhe dy të tjera me shumë gjasa u dëmtuan”, thuhet në deklaratë.

Objektivi i mundshëm i sulmit rus ishte Kievi, ndërsa raketat ishin vendosur në zonën Klintsy në rajonin kufitar mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Sipas burimeve të Ukrinform, një njësi e Brigadës së 26-të të Raketave ishte në fazat përfundimtare të përgatitjes për të lëshuar raketa drejt një vendbanimi ukrainas, duke ngritur dyshimet se kryeqyteti mund të ishte objektivi kryesor.

Ushtria ukrainase ka publikuar gjithashtu pamje nga momenti i goditjes, ku shihet një shpërthim në një zonë të pyllëzuar pranë kufirit.

“Falë zbulimit efektiv dhe përpjekjeve të koordinuara, objektivat u neutralizuan me sukses, duke shmangur çdo viktimë civile,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, SBU-ja ka njoftuar edhe për një tjetër operacion të rëndësishëm të zhvilluar së fundmi në thellësi të territorit rus.

Në kuadër të operacionit “Rrjeti i Merimangës”, u përdorën dhjetëra dronë të vegjël për të goditur katër aeroporte ushtarake ruse, ku sipas raportimeve janë dëmtuar 41 avionë strategjikë, përfshirë modelet A-50, Tu-95, Tu-22 M3 dhe Tu-160.

Gjithashtu, një tjetër objektiv i goditur nga Ukraina ka qenë Ura e Krimesë, në atë që përflitet si sulmi i tretë ndaj këtij nyje kyçe infrastrukturore, këtë herë me fokus mbështetjet nënujore të saj.

Operacionet e fundit tregojnë për një intensifikim të përpjekjeve ukrainase për të goditur objektiva të rëndësishëm strategjikë rusë përtej kufirit, duke shfaqur një kapacitet të rritur të koordinimit ushtarak dhe zbulimit në kohë reale.

Related Posts

Lideri suprem i Iranit: “SHBA kreu një gabim të madh, koha për ndëshkim ka ardhur”

23 June, 2025

“Ju derra”- Sulm vetëvrasës në një kishë greke në Damask, mbi 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

23 June, 2025

11-vjeçari i jep fund jetës pasi mësuesja e quajti “budalla”

22 June, 2025

U përdor në luftën e Kosovës, ky është bombarduesi me të cilin Trump sulmoi sot Iranin

22 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Lideri suprem i Iranit: “SHBA kreu një gabim të madh, koha për ndëshkim ka ardhur”

“Ju derra”- Sulm vetëvrasës në një kishë greke në Damask, mbi 20 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Sara Hoxha në lidhje me Erik Fullanin? Të vërtetën ‘e zbulon’ mikesha e saj Armina Mevlani

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.