Një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it ndërkombëtar, aktorja Dakota Johnson dhe këngëtari Chris Martin, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas afro një dekade së bashku.
Lajmi është konfirmuar për revistën People nga një burim pranë çiftit, duke theksuar se “këtë herë duket përfundimtare”.
Thuhet se marrëdhënia e tyre ka kaluar periudha sfiduese për shkak të karrierave intensive dhe projekteve të shumta në të cilat janë përfshirë të dy.
Aktualisht, përfaqësuesit e çiftit nuk kanë reaguar zyrtarisht, por fansat dyshojnë se ndarja është e vërtetë – dhe kësaj here, e pakthyeshme.