Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Ish-banorja e BBVA plas skandalin: “Ish-bashkëshorti më ka rrëmbyer djalin! Ja e vërteta që gjyqtari po fsheh”

LokimagazineLokimagazine4 June, 2025

Briseida Xhelaj, ish-banore e Big Brother VOP Albania, po përballet me një betejë të vështirë ligjore në SHBA për kujdestarinë dhe atësinë e djalit të saj të mitur, Anthony.

Prej disa muajsh, ajo është përfshirë në një proces gjyqësor me ish-bashkëshortin, të cilit gjykata amerikane i ka njohur të drejtën e atësisë, ndërsa vetë Briseida pretendon se ka kujdestari të plotë ligjore.

Së fundmi, Briseida ka ndarë një foto në rrjete sociale nga dita e martesës së saj me partnerin Jori, ku shfaqet edhe Anthony. Në përshkrimin e fotos, ajo i është drejtuar me emocione djalit të saj:
“Anthony duro dhe pak. Të ka mami trim, të dua shumë! Do bashkohemi të tre shumë shpejt! Ka një Zot lart që e di të vërtetën! Le të blihen gjyqtarët me lekë, ti do kthehesh tek nëna jote shumë shpejt.”

Në një reagim më të drejtpërdrejtë dhe të fortë në rrjete sociale, Briseida ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj, Gbolahan Afolabi, i cili është profesor në Pikeville College of Osteopathic Medicine në Kentaki (SHBA), për rrëmbim të djalit të tyre:
“Ish-i im nigerian, Gbolahan Afolabi, profesor në Pikeville KY Osteopathic School of Medicine, më ka rrëmbyer djalin. Refuzon ta kthejë, edhe pse ka urdhra gjykate sepse unë kam kujdestari të plotë. Kini kujdes me kë krijoni familje! Unë e bëra mbajtës të Green Card-it, i dhashë një jetë të mirë, një punë të paguar, dhe tani ai i përdor këto kundër meje për të më shkatërruar.”

Ajo ka kërkuar që videoja dhe historia e saj të shpërndahen për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të ndaluar, siç thotë ajo, që të tjera gra ose studente të bëhen viktima të këtij personi:
“U ndamë për shkak të lidhjeve të shumta që kishte me studente që ai vetë i mësonte. Duhet të ndalet! Asnjë studente tjetër e pafajshme nuk duhet të bëhet viktimë e tij. Ndihmoni të gjej një kanal televiziv që mund të ndajë historinë time. Shpërndajeni videon për të parandaluar më shumë dhimbje.”

Pak javë më parë, Briseida publikoi një video nga vizita e saj në SHBA, ku kishte udhëtuar për të takuar të birin. Ajo ka deklaruar se e gjithë saga gjyqësore që po kalon do të bëhet publike së shpejti në një televizion.

Briseida Xhelaj u bë e njohur për publikun fillimisht për lidhjen e saj me Jorin, partnerin e saj aktual, i cili është 10 vite më i vogël. Historia e tyre u vu në qendër të vëmendjes gjatë pjesëmarrjes së tyre si çift në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Related Posts

“S’ka më dyshime!” Loredana shtatzënë? Ky detaj ka bindur fansat

23 June, 2025

Lidhje më serioze nga sa mendonim? Sara Hoxha në të njëjtin event me ‘vjehrrin’ e ri

23 June, 2025

Sara Hoxha në lidhje me Erik Fullanin? Të vërtetën ‘e zbulon’ mikesha e saj Armina Mevlani

23 June, 2025

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na…

23 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Irani sulmon bazën amerikane me raketa balistike

Trump kërcënon Rusinë: “Jemi gati të lëshojmë armën më vdekjeprurëse të ndërtuar ndonjëherë”

Zbulohet çfarë e shkaktoi zjarrin në apartamentin 500 mijë eurosh të Françeska Muratit

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.