Aktorja e njohur e Hollywood-it, Sydney Sweeney, ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale me një bashkëpunim të pazakontë.
Ajo ka lançuar një sapun të ri në partneritet me markën e njohur Dr. Squatch, të quajtur “Sydney’s Bathwater Bliss”, i cili përmban ujë nga vaska ku ajo është larë gjatë një xhirimi promocional.
Si lindi kjo ide?
Gjithçka nisi pas një reklame të mëparshme që Sweeney xhiroi për Dr. Squatch, ku shfaqej duke bërë një banjë relaksuese.
Fansat shpërthyen me komente, duke pyetur nëse uji i vaskës ishte në shitje. Në vend që të injoronte këtë reagim, aktorja vendosi të përqafojë idenë dhe të krijojë një produkt unik – një sapun me prekje personale.
Çfarë përmban sapuni?
Edhe pse mund të tingëllojë si një marifet marketingu, sapuni është një produkt i mirëfilltë me përbërës natyralë dhe aromë pylli. Ai përmban:
- Ujë nga vaska e përdorur në xhirim
- Rërë dhe ekstrakt lëvore pishe për eksfolim
- Aromë të theksuar me nota pishe, bredhi dhe myshku
Sa kushton dhe kur del në treg?
Çmimi i sapunit është 8 dollarë për një copë, dhe do të jetë i disponueshëm nga 6 qershori, në orën 15:00 me orën tonë lokale, vetëm në faqen zyrtare të Dr. Squatch.
Janë prodhuar vetëm 5,000 copë, secila me certifikatë origjinaliteti.
Përpara datës së nisjes së shitjes, kompania ka hapur edhe një short ku do të dhurojë 100 copë falas për disa me fat