Spektakli “Ferma VIP”, i cili nisi sezonin e tij të dytë më 31 mars nën moderimin e Luana Vjollcës, u prit fillimisht me entuziazëm nga publiku dhe shënoi shikueshmëri të lartë.
Por pas disa javësh transmetimi, emisioni ka përfunduar në qendër të kritikave, pas publikimit të disa pamjeve që ngritën shumë pikëpyetje në rrjet.
Pamjet në fjalë treguan dy ish-konkurrentë të emisionit, Lim Hotin dhe Alba Pollozhanin, në momente intime brenda shtëpisë, duke shkaktuar reagime të shumta si në media ashtu edhe në rrjetet sociale.
Prej atij momenti, atmosfera në fermë ka marrë një kthesë tjetër, e shoqëruar me situata që, sipas ndjekësve, kanë kaluar kufijtë e një formati argëtues.
Një nga reagimet më të komentuara ka ardhur nga një përdoruese e TikTok, e cila ka publikuar një video ku flet hapur kundër emisionit.
Ajo e cilëson programin si “emision turpi” dhe ngre shqetësimin për mesazhet që, sipas saj, po përçohen në publik.
“Kur është normalizuar në shoqëri që një program i tillë të ndiqet nga 140 mijë veta live?” – shprehet ajo. “Një program ku inkurajohen të rinjte ik e lidhu ti me 4-5 veta njëkohësisht, ky është degjenerim. Mos i shikoni më! Kanë marrë një grup njerëzish dhe po i shfrytëzojnë për shikime. Nuk ka asgjë për t’u parë atje.”
Pavarësisht këtyre reagimeve, “Ferma VIP” vijon transmetimin dhe ende mbetet një nga emisionet më të ndjekura në prime-time.