Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Më mungon”/ Gjesti flet për marrëdhënien me Eglin pas përfundimit të BBV

LokimagazineLokimagazine17 May, 2025

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Albania, Gjesti ka folur për herë të parë publikisht mbi marrëdhënien me Eglin, me të cilën krijoi një lidhje emocionale gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në një deklaratë të sinqertë për programin “Goca & Gra”, ai pranoi se ndjen mungesën e saj dhe se, ndonëse gjërat nuk janë të thjeshta, mes tyre ekziston ende një lloj raporti.

“Po, më mungon. Por tani jashtë, e kemi një lloj ‘marrëdhënie’. Ajo është me punët e veta edhe unë me punët e mia, të ngarkuar të dy, në stres të dy, ajo në karrierë, unë në karrierë. Po me rëndësi mirë është. Ndonjëherë po ndahemi, ndonjëherë po ndreqemi, edhe ne i kemi ato punët tona. Por e kuptoj, ngarkesa dhe këto gjërat,” – u shpreh Gjesti.

Deklarata e tij lë të kuptohet se lidhja me Eglin nuk ka marrë një drejtim përfundimtar, por po përballet me sfidat natyrale të jetës jashtë reality show-t.

Stresi, angazhimet profesionale dhe ritmi intensiv i jetës duket se kanë ndikuar në marrëdhënien e tyre, megjithatë dyshja nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një rikthimi apo vazhdimi të lidhjes në të ardhmen.

Më tej, Gjestit iu kërkua t’i dedikonte një këngë Eglit. Ai zgjodhi pikërisht këngën e Ermal Fejzullahut “E shkuar e harruar”, që në thelb i këndon një dashurie të shkuar.

“I kënaqur jam për ditën kur të kam njohur”, këndoi ai.

Related Posts

Lidhje më serioze nga sa mendonim? Sara Hoxha në të njëjtin event me ‘vjehrrin’ e ri

23 June, 2025

Sara Hoxha në lidhje me Erik Fullanin? Të vërtetën ‘e zbulon’ mikesha e saj Armina Mevlani

23 June, 2025

Luiza Gega refuzon të përfaqësojë Shqipërinë në Evropian: Federata po na…

23 June, 2025

E bleu 500 mijë euro, merr flakë apartamenti i Françeska Muratit

22 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

Zjarr masiv përfshin ishullin grek të Hiosit

Irani zotohet të vrasë 50,000 ushtarë amerikanë: Zëdhënësi televiziv i Teheranit thotë se Trump ka urdhëruar ‘arkivole’

Sherr në Vlorë/ Shoferi përplas qëllimisht disa herë me makinën e tij një makinë tjetër

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.