Një nga figurat më të spikatura të Partisë Demokratike, sidomos në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho, njofton tërheqjen nga politika aktive pas rezultateve të 11 Majit.
Spaho ishte në listën e hapur në Korçë, natyrisht i pamundur të marrë një mandat deputeti pasi, PD siguroi vetëm 4 kandidatët e listës së mbyllur.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq, Jam i shokuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 Majit! Këto zgjedhje ishin të fundit të karrierës sime aktive në Parlament.
Dëshiroj te falënderoj pafundësisht familjen time për sakrificat e mëdha që ka bërë gjatë 35 viteve për të më krijuar mundësinë të ndiqja pasionin tim.
Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët e Degës së PD Maliq dhe të Qarkut Korçë për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë. Pa ata nuk do kisha arritur asgjë në politikë.