Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Mos u fshi” Përplasje e fortë gjatë natës mes Agron Shehajt dhe Ervin Hoxhës — Ja çfarë ndodhi

LokimagazineLokimagazine13 May, 2025

Një natë aspak e qetë ka qenë ajo e së kaluarës, ku përplasje të forta janë regjistruar mes opozitarëve, të cilët “po luftojnë” me “mish e thua” për të mbrojtur votat e tyre.

Ka qenë kreu i “Mundësisë” Agron Shehaj i cili nuk ka vënë “gjumë në sy” përgjatë gjithë natës dhe ka mbrojtur votat e forcës politike që ai i drejton.

I shoqëruar së bashku me kandidatin për deputetët, Erald Kaprin, ai ka qenë në KZAZ 32 në kryeqytet ku dhe është përballur me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Nuk kanë munguar as tensionet mes Shehaj dhe ministrit dhe shkak sipas tij është bërë urdhri që Hoxha i dha komisionerit për të nxjerrë nga KZAZ kandidaten e “Mundësisë” Barbara Doda.

Shehaj e akuzoi ministrin se ishte ai që dha urdhrin, ndërkohë që ky i fundit në prezencën e 7 truprojave vendosi që të qëndronte sa më larg mediave.

Nga ana tjetër, kreu i “Mundësisë” vijoi me akuzat duke i kërkuar ministrit Hoxha që të mos fshihet dhe t’u japë llogari shqiptarëve.

“Normale që do merren votat. Çfarë do ministri i Brendshëm me 7 truproja brenda hapësirës që është për vëzhguesit. Cili vëzhgues do të guxonte që të kundërshtonte kur ka ministrin këtu me 7 truprojat e tij”, ka thënë Shehaj i revoltuar.

Ndërkohë që më tej ju drejtua ministrit duke i thënë: “Zoti ministër, ju dhatë urdhër të largoni kandidaten? Një pyetje kam. Na tregoni pak se çfarë bëhet këtu, Zoti ministër ju e dhatë urdhrin që të largohet një nga kandidatet sepse po kërkonte të drejtën e saj? Zoti Ministër kemi video, pse fshihesh? Është e lehtë kur je ministër të merresh me kandidatët. Kur e bëni këtu imagjinoni se çfarë bëni jashtë kësaj salle. Je fshehur hë?”.

Nga ana tjetër Hoxha ia kthehu duke i thënë Shehajt se po bëhet i rëndësishëm për faktin se është duke u bërë sërish deputet.

“Po bëhesh i rëndësishëm se po bëhesh deputet…”, dëgjohet të thotë ministri.

Pas këtij debati, Shehaj zhvilloi dhe një prononcim të shkurtër për mediat, ku për mikrofonin e News24 tregoi për problemin e hasur në këtë KZAZ numërimi, ku njëri prej komisionerëve të kësaj partie sinjalizoi se vota të pavlefshme po numëroheshin për parti politike.

Menjëherë pas këtij sinjalizimi ai shkoi me urgjencë në këtë KZAZ ku dhe u përplas me një tjetër komisioner i cili i kërkoi Shehajt që të mos bënte kështu “për një votë”.

“Unë u njoftova që në këtë KZAZ një nga vëzhguesit tanë sinjalizoi një problem që disa nga votat po tjetërsoheshin, vota të pavlefshme po i shtoheshin disa partive politike, e ngritëm shqetësimin, pastaj bënë sikur nuk dëgjuan dhe vazhduan procesin.

Erdhi Barbara Doda ngriti këtë shqetësim. Me ftesë të ministrin të brendshëm, i cili ishte dhe te cepi i ulur, këtu vendosën që të largonin kandidaten e partisë Mundësia. U njoftova, erdha këtu. Diskutova me kryetarin e KZAZ i cili pa asnjë problem tha se nuk bëhet kështu për një votë, apo disa vota. Jemi këtu e sinjalizuam këtë edhe ne kreu i KQZ. Procesi vazhdoi”, tha Shehaj

Related Posts

FOTO/ G-Bani na prezanton me partneren e tij të re

17 June, 2025

E rëndë/ Shokët e prisnin për ndeshjen, futbollisti shqiptar i jep fund jetës — hidhet nga kati i 8-të

17 June, 2025

Marina Amerikane i vjen në mbrojtje Izraelit nga sulmet iraniane

17 June, 2025

E papritur/ Cristiano Ronaldo i dërgon një mesazh presidentit Trump në lidhje me luftën Izrael-Iran

17 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

FOTO/ G-Bani na prezanton me partneren e tij të re

E rëndë/ Shokët e prisnin për ndeshjen, futbollisti shqiptar i jep fund jetës — hidhet nga kati i 8-të

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit: “Universi nuk bën më surpriza” (FOTO)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.