Drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, amerikani Chris LaCivita, ka reaguar publikisht në rrjetin social X lidhur me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Ai ka shpërndarë një video, për të cilën PD pretendon se tregon përfshirjen e administratës shtetërore në krime zgjedhore.
“Ja si duket vjedhja e votave në Shqipëri… me mirësjellje të qeverisë së drogës të Edi Ramës”, shkruan LaCivita në postimin e tij.
Here is what stealing votes looks like in Albania..courtesy of the narco govt of edie rama pic.twitter.com/jbS6ucVSyu
— Chris LaCivita (@ChrisLaCivita) May 11, 2025
Videoja tregon disa persona të identifikuar nga PD si pjesë e administratës, të cilët ndodhen në zyrën elektorale të Erion Braçes, dhe që largohen me vrap sapo vërejnë se po filmohen.
Partia Demokratike e ka denoncuar këtë ngjarje si një tjetër provë për manipulim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin zgjedhor.