Keisi është përjashtuar nga FERMA VIP në mbrëmjen e sotme, pas një vendimi të marrë nga AGAI.
Arsyeja e përjashtimit ishte moszbatimi i rregullave: ajo nuk qëndroi te shtëpia e fakirit siç ishte urdhëruar, por u largua për të festuar me pjesën tjetër të fermerëve për 1 Majin.
Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që shkeljet ndodhin brenda spektaklit dhe rregullat janë trajtuar me pak seriozitet nga banorët, AGAI ka vendosur të japë një mesazh të qartë.
Përjashtimi i Keisit është një masë shembullore për të treguar se shkelja e rregullave do të ketë pasoja serioze për këdo, tani e tutje.
Pjese nga biseda:
Luana: Pse zgjedh te thyesh rregullat?
Keisi: Duke qenë se jam rritur ne familje punetoresh nuk mund të rrija pa festuar 1 Majin.
Nur: Ne i thamë që Luana ka thënë që mos thyeni rregullat. Por besoj se u mërzit ku pa që po festonin të tjerët, mendoj se e bëri atë veprim, nuk e di se gfarë mendoi më shumë. Unë Basta dhe Andrea u mbështetëm shumë, kujtuam se bëri shaka. Në momentin që doli, une i thashë e hëngre se dole.
Big Basta: Edhe une si Nur mendova se ishte shaka dhe nuk e mora seriozisht, por paska patur arsye. Kejsi eshté e rritur mjafueshëm per t’i marre parasysh të gjitha.
Andrea: Kejsi thjeshtë ra pre e organizimit që kishte bërë AGAl për pjesën tjetër të fermerëve. Dua ta pranoj se humbëm garën, e mendova si shaka, por pastaj i rashë pishmanit qe nuk e pengova. Siç e tha Big Basta ajo eshtë e rritur.
Kastro: Nuk e di Luana që embëlsia e zërit tënd bënë qe disa gjera ata mos i marrin seriozisht. Në momentin qe ajo doli, Kejsi i rrezikoi te gjithé. Nuk mè pelqen egozimi i saj, nuk më pëlqen as justifikimi. Jemi në mbrëmjen e 10-të që rregullat janë thyer vazhdimisht, e shoh mungesë bashkëpunimi. Ke firmosur njé kontratë dhe ti e dije ku ishe. Ata jane brenda një gare shumë të fortë dhe dikush duhet te fitojë 100 mije euro.
Zhaku: Më vjen shumë keq qe e shoh Kejsin te thyej një rregull vetëm për hir te asaj deshire. Ajo thyen rregullat vetëm për te pare Limin se gfarë bën me Albën. Ajo eshtë gati të shkatërrojë jetën e saj vetëm për të par® Limin se çfarë bën me Albën. Une thashë shyqyr po del Kejsi nga lëvozhga dhe po krijon një personalitet të vetin.
Keisi: Unë personalitetin e kam patur gjithmonë.
Përgjigja që i dhashë Luanës ishte me shaka. Unë isha pa qef dhe nuk mund te qendroja te fakiri. Unë që në mëngjes qe u zgjova pyeta Nurin nese do mërzitej po ta lija vetëm. Kur e ndava mendjen, thashe OK do e bëj.
Sa i përket Limit dhe Albës mendoj se e ke gabim, po ti vazhdo komento se ketë punë ke.
Zhaku: Po cila eshtë arsyeja, e trajtove veten si princesha mbi bizele.
Keisi: E kam patur që e vogël qe qumshtin dhe fasulet nuk i haja dot.
Zhaku: Po pse u fute në Ferma VIP, çfarë do të arrish?
Keisi: Nuk u futa për të ngrënë qumësht dhe fasule.
Kam pak kohe qe kam nisur karrieren, mu duke e arsyeshme te tregoj veten time. Kam kohë që kam dalë nga zhgualli, por ky eshtë mendimi jot.
Zhaku: Më vien keq qe je futur nè një debat me AGAIN, kur ai eshtë ligji.
Keisi: Më vjen keq që diskutohet kaq shumë, thjeshtë mund të më thoshin dënimin.
Zhaku: Kush e ka lënë tjetër shtëpine e fakirit.
Keisi: Askush nuk e ka lënë.
Luana: Keni 31 dite pjesë e ketij formati, ky eshtë format ndërkombëtar, ka rregulla. Kjo nuk eshte loje, eshtë një reality show që punohet vërtetë, edhe dënimi përshkallëzohet. Nëse ju flini mendjen që ketu vetëm tolerohet, kjo nuk vazhdon. Lojën e keni me njëri-tjetrin, megjithatë me vjen keq që nuk me ke degjuar, sepse e kam thënë qe denimi nuk do te jete me tolerues. Në këto momente kam zarfin. AGAI duke marrë parasysh thyerjet e herepashershme të rregullores, ka marre disa here vendime që kanë qenë tolerante qe ju të ambientoheni me rregullat. Duke marrë parasysh thyrjen e rregullave, AGAI ka vendosur perjashtimin e menjähershëm nga FERMA VIP.