Në emisionin “Post Big Brother VIP”, Gjesti ka folur mbrëmjen e kaluar rreth marrëdhënies së tij të kaluar me Djellzën, vajzën me të cilën ka ndarë një histori të fortë dashurie para se të futej në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur nëse kanë pasur ndonjë kontakt pas përfundimit të spektaklit, reperi tregoi se deri tani nuk janë takuar dhe nuk kanë komunikuar.
“Ende nuk e kam takuar. Nuk kemi pasur kontakt. Por një ditë do ta takoj dhe do t’i kthej gjithë të mirat që ajo ka bërë për mua,” u shpreh Gjesti.