Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

E papritur/ Laerti do të ngrejë padi ndaj disa prej ish-banorëve të “Big Brother VIP” — Zbulon arsyen

LokimagazineLokimagazine23 April, 2025

Aktori i njohur Laert Vasili, i cili u rendit i treti në finalen e “Big Brother VIP Albania 4”, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Shqipëria Live”, ku ndau emocionet e tij pas daljes nga formati dhe përjetimet që ka pasur jashtë shtëpisë.

Laerti tregoi se ndjehet i përmbushur nga mbështetja e publikut. “Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi” – u shpreh ai.

Megjithatë, aktori nuk i kurseu kritikat ndaj disa ish-banorëve të shtëpisë, duke zbuluar se është duke shqyrtuar mundësinë e ndjekjes ligjore për fyerje dhe dëmtim të imazhit.

“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë. Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë,” – tha Laerti.

Në lidhje me fitoren e Gjestit, Laerti tha se ai e fitoi me meritë sipas mënyrës së tij, por nuk la pa hedhur edhe një thumbim:
“E meritoi absolutisht. Shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar emocionale, bëri gjithçka. Unë jam ndryshe. U përpoq të regjistronte këngë, por nuk bëri asnjë. Një analfabet funksional“.

Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.