Pas incidentit mes Jozit dhe Gjestit, atmosfera në shtëpinë e Big Brother VIP u bë e tensionuar.
Për të rikthyer qetësinë, produksioni vendosi ditën e djeshme muzikë për banorët.
Një nga momentet që ra në sy ishte kur Laert Vasili, i nxitur nga Egli, kërceu nën ritmet e një kënge të Michael Jackson.
Kërcimi i tij u prit mirë nga banorët dhe u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke u kthyer në një nga videot më të komentuara të ditës.
Reagimet ishin pozitive, me shumë ndjekës që vlerësuan humorin dhe spontanitetin e aktorit.