Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, ku rreth orës 14:45 një zyrtar policor, 47 vjeç, ka ndërruar jetë në rrethana që ende po hetohen.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili theksoi se policia dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
“Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarje, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike,” ka deklaruar Borovci.
Sipas informacioneve të siguruara nga Prive, viktima është identifikuar si Alban Tolaj – babai i prezantueses së njohur shqiptare, Elsa Tolaj.