Ish-banori i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke kritikuar disa nga sjelljet dhe normat që, sipas tij, po promovohen brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Në një postim në Instagram Story, ai ka ironizuar dhe shprehur pakënaqësinë për disa skena të fundit në BBVA, duke nënkuptuar situatat me Laertin, Aldon dhe Gjestin, të cilët shkëmbyen puthje gjatë spektaklit.
Postimi i tij i plotë:
“Lyni buzët & sytë
Vishuni me fustane
Puthuni mes meshkujsh
Pëlqeheni për Prime
Shahuni & prekuni
Fshihni ndjenjat për atë që pëlqeni me të vërtetë
Bëhuni ushtarë & paterica
Përdorni epitetë të llojit: manjak & përndjekës
Ndërroni 4 pëlqime
Shtypni ndjenja & njerëz
Pastaj ejani të më quani fshatar dhe imoral”