Aktori Jul Deda, i njohur për komentet e tij mbi ngjarjet në Big Brother VIP Albania, vazhdon të shprehë hapur mendimin e tij për banorët e shtëpisë.
Ai ka qenë veçanërisht kritik ndaj Gjestit, duke vënë në dyshim strategjinë e tij në lojë, si dhe raportin e tij me Eglin.
Megjithatë, komentet e Julit duket se nuk harrohen lehtë nga fansat dhe mbështetësit e Gjestit, të cilët shpesh ia kujtojnë atij qasjen e tij kritike.
Sot, aktori ndau një video në TikTok, ku shprehu pakënaqësinë e tij ndaj opinioneve që sugjerojnë se shqiptarët nuk e duan Gjestin për shkak të origjinës së tij kosovare.
Ai i cilësoi të tilla deklarata si të pavend, duke kërkuar nga ndjekësit e tij që të bllokojnë kategorikisht njerëzit që shpërndajnë këtë narrativë.
Por mes komenteve, një ndjekës e sfidoi hapur, duke i thënë: “Prej fillimit ti je kundër Gjestit“.
I revoltuar, aktori tha: “Edhe me qenë kundër, çfarë ka? Ik mor se na hapët barkun.”