Pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4, Jozi ka dhënë një intervistë ekskluzive ku ka folur për ngjarjen, vendimin e produksionit dhe marrëdhënien e tij me Loredanën.
Gjatë intervistës, vëmendjen e moderatorës e tërhoqi fakti se Jozi nuk po mbante më unazën e martesës, të cilën e kishte të dukshme gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Ai shpjegoi se e kishte hequr gjatë dushit, por shpreson ta marrë përsëri më vonë.
“E hoqa në momentin e dushit. Mendoj se do ma sjellin dhe do ta mbaj përsëri, por deri në një moment të dytë,” tha ai.
I pyetur për marrëdhënien me Loredanën, Jozi e përshkroi atë si një vajzë me karakter të fortë dhe shprehu respekt të madh për të dhe familjen e saj.
“Nëse ka një vajzë me karakter të fortë, them me bindje se është ajo. Kam vetëm fjalë të mira për të dhe bravo familjes për vajzën që kanë,” tha ai.
I pyetur nëse do të vazhdojë njohjen me të jashtë shtëpisë, Jozi u shpreh i bindur: “Po, do ta pres.”
– Mendon të kesh një lidhje serioze me të?
Jozi: “Patjetër që po.”