Pas përfundimit të rrugëtimit në “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu ka tërhequr vëmendjen me disa veprime që lidhen me marrëdhënien e saj me Gjestin.
Gjatë qëndrimit në BBVK, ata krijuan një lidhje romantike që u ndoq me interes nga publiku. Por pas daljes së tij nga shtëpia, raporti mes tyre mbeti i paqartë.
Fillimisht, Xheneta e shtoi Gjestin në Instagram, duke treguar se nuk kishte hatërmbetje ndaj tij. Megjithatë, situata ndryshoi kur u zbulua se ai ishte bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania” dhe kishte krijuar afrimitet me konkurrenten Eglin.
Kjo duket se ka ndikuar në qëndrimin e Xhenetës, e cila së fundmi e ka hequr Gjestin nga lista e ndjekësve në Instagram.
Ky veprim shihet si një mënyrë për të distancuar veten nga e kaluara dhe për t’u fokusuar në të ardhmen.