Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në zemër të Tiranës, në sheshin “Skënderbej”, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale.
Një vajzë ka marrë guximin të thyejë traditën dhe t’i propozojë partnerit të saj për martesë, duke u ulur në gjunjë para tij.
Në pamjet e publikuara online, shihet se vajza fillimisht i buzëqesh të dashurit të saj, ndërsa ai duket i befasuar nga gjesti i saj. Pas disa sekondash emocionuese, ajo nxjerr një unazë dhe i drejton pyetjen historike: “A do të martohesh me mua?”
Djali, i emocionuar dhe i surprizuar, nuk vonon t’i japë përgjigjen që të gjithë prisnin: “Po!” Ai merr unazën, ndërsa çifti e kurorëzon momentin me një puthje të ëmbël.
Shihni videon e momentit emocionues më poshtë:
Ky propozim i veçantë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si një hap të guximshëm dhe romantik dhe të tjerëve që diskutojnë ndryshimin e roleve tradicionale në lidhjet moderne.