Në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, banori Gjesti është përballur me disa raste ofendimesh nga banorë të tjerë, duke përfshirë G-Banin dhe Jozin.
Këto ofendime kanë përfshirë edhe fyerje ndaj familjes së tij, gjë që ka shkaktuar tensione dhe debate të ashpra brenda shtëpisë.
Ndërsa sot, pas një debati të ashpër mes G-Banit dhe Klajdit, të cilët filluan me ofendime nga më të ndryshme për familjarët e atij banori që vodhi cigaret, Gjesti iu afrua njërës prej kamerave të shtëpisë dhe shprehu shqetësimin e tij ndaj “Vëllait të Madh”, duke thënë:
“Ç’po bëni kështu o vëlla. Kemi familje jashtë. Merr masa o vëlla. Leji ata zarfa të zi të tipit, ‘sot s’keni me hangër bukë, nesër s’keni me pi ujë’. Leni këto dënime të kota vëlla. Të të shahet nëna këtu brenda, s’ka me zarf të zi se kaq.”
Këto situata kanë shkaktuar reagime të forta nga publiku, i cili ka kritikuar ashpër sjelljet e disa banorëve dhe ka kërkuar masa disiplinore nga produksioni i spektaklit.