Viti 2024 ka qenë një vit i mbushur me ngjarje që kanë tronditur dhe emocionuar opinionin publik shqiptar.
Disa prej tyre kanë shkaktuar debate të fuqishme, protesta, dhe reagime të shumta, ndërsa të tjera kanë sjellë ndihmë dhe krenari për shoqërinë. Nga tragjeditë e dhunës në familje, deri te ngjarje që kanë shënjuar në jetën artistike, politike dhe sporteve, duke marrë vëmendjen e mediave dhe opinionit publik.
Ja 5 ngjarjet më të bujshme që kanë dominur këtë vit:
Parashqevi Shimaku – 8 vite në stacionin e trenit në Nju-Jork
Këngëtarja e njohur Parashqevi Shimaku ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, pasi ajo jetonte për 8 vite në një stacion treni në Nju-Jork pasi aty kishte udhëtuar shpesh me djalin e saj dhe shpresonte që një ditë ai të shfaqej. Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku u shfaq në mediat amerikane duke marrë ndihma nga kalimtarët, më pas videoja e saj qarkulloi në media, duke u bërë e mundur më pas gjetja e saj. Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka arritur të takohet me Parashqevi Simakun ku u kujdes për të, e strehoi, u bë i mundur kontakti në telefon me të birin dhe tashmë pritrt edhe takimi me këtë të fundit. Ngjarja pati një ndikim të madh në publikun mbarë shqiptarë
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë dhe protestat që pasuan
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”në Tiranë nga bashkëmoshatari i tij, shkaktoi një tragjedi të madhe që tronditi opinionin publik dhe shkaktoi protesta të fuqishme nga qytetarët, të cilët kërkuan drejtësi për viktimën. Kjo ngjarje tragjike nxori në pah problemet me dhunën dhe krimin në shoqërinë shqiptare. Pas ngjarjes, autoritetet kanë vendosur të mbyllin aplikacionin TikTok për një vit, si një masë për të luftuar ndikimin e dhunës dhe për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e papërshtatshme.
Tragjedia e vetëvrasjes së nënës me 3 fëmijët në Shkodër – Dhuna në Familje
Një ngjarje tjetër tragjike ka qenë vdekja e një nëne dhe tre fëmijëve në Shkodër, ku dhuna në familje mendohet se ishte një nga shkaqet kryesore të kësaj tragjedie. 39-vjeçarja, Alma Arrazi dyshohet se është vetëhedhur në lumin Buna, bashkë me tre fëmijët e saj të mitur, vajzat e moshave 8 dhe 8 vjeç, si dhe djalin 3 vjeç.
Ky rast tronditi shoqërinë dhe solli një reagim të fortë ndaj dhunës që ndodhte brenda mureve të shtëpisë, duke hapur një diskutim më të gjerë për trajtimin e dhunës në familje dhe përkushtimin që duhet të ketë shteti për të mbrojtur viktimat.
Arrestimi i Ilir Metës
Një ngjarje e bujshme që mbushi titujt e mediave ishte arrestimi i Ilir Metës, ish-presidentit të Shqipërisë dhe liderit të partisë opozitare, LSI. Ky arrest krijoi polemika të mëdha dhe ka shkaktuar një debat të fortë politik, duke përfshirë dyshime për motivet politike të këtij veprimi dhe për pasojat që mund të ketë në situatën politike në vend.
Shqipëria për të dytën herë në Evropianin e Futbollit
Një ngjarje pozitive që bëri krenarë shqiptarët ishte kualifikimi i ekipit të futbollit të Shqipërisë për herë të dytë në Kampionatin Evropian. Kjo arritje e ka ngazëllyer shoqërinë shqiptare dhe ka rritur krenarinë kombëtare, duke sjellë entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen e futbollit shqiptar, pas një periudhe të gjatë me sfida dhe ndihma për rritjen e sportit në vend..
Këto 5 ngjarje kanë patur një ndikim të madh në vitin 2024 dhe kanë ngritur shumë pyetje për zhvillimet sociale, politike dhe sportive në Shqipëri. /Bordo.al