2025 vjen me tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Viti 2025 ka nisur me lëkundje tërmeti në verilindje të Shqipërisë.

Vetëm pak sekonda pas mesnate, lëkundje tërmeti janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të Kukësit, pranë Prizrenit.

Epiqendra raportohet ndërmjet kufirit të Shqipërisë me Kosovën. Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3,4 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia 5 km.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.