Mbreti Felipe i Spanjës dhe gruaja e tij, Letizia, së bashku me kryeministrin Pedro Sánchez, vizituan zonat e përmbytura në Valencia, ku 217 persona kanë humbur jetën.
Pritja nga qytetarët vendas, të tronditur dhe të zemëruar nga situata, u shndërrua në momente tensioni të lartë dhe shpërthime zemërate.
Në këtë “rebelim të baltës,” qytetarët hodhën baltë drejt mbretit dhe e akuzuan atë si “vrasës”, ndërsa kryeministrit i hodhën një shkop.
Pas reagimit të ashpër të turmës, kryeministri Sánchez ndërpreu vizitën dhe u largua i shoqëruar nga shërbimi i tij i sigurisë, por makina e tij u godit rëndë dhe pësoi dëme materiale, megjithatë pa raportime për lëndime personale.
Përmbytjet në Spanjë po konsiderohen si katastrofa më e rëndë në Evropë që nga viti 1967. Në përgjigje të situatës, qeveria ka dërguar 10,000 trupa, përfshirë 3,633 ushtarë dhe 5,200 anëtarë të Gardës Civile, për të ndihmuar në zonat e prekura.
Kryeministri Sánchez pranoi përgjegjësinë e qeverisë për vonesat në reagim dhe u zotua për më shumë ndihma në terren.