Policia e Kosovës ka sekuestruar automjetin me të cilin po lëvizte reperi Majk. Ai është shoqëruar nga dy makina policie dhe është dërguar në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Mjeti i reperit është sekuestruar pasi ai është kapur duke e drejtuar atë pa leje qarkullimi. Ende nuk dihet se çfarë mase do të merret ndaj tij.
Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur automjeti i Majk-ut shoqërohet nga një patrullë policore që prin dhe një tjetër që e ndjek nga pas, duke e çuar atë në stacionin policor për procedura të mëtejshme.
Ky incident ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, të cilët janë të interesuar për zhvillimet rreth reperit dhe pasojat e mundshme që mund të ketë nga kjo situatë