Bleona Qereti, artistja e njohur shqiptare, së fundmi ka ndarë me publikun disa të reja për karrierën dhe jetën e saj personale, duke lënë të kuptohet se pas projekteve të reja muzikore dhe angazhimeve në kinematografi, do të fokusohet më shumë në aspektin privat.
Në një intervistë emocionuese, Bleona foli për këngën e saj “Stani,” ku ironizon statusin e saj beqare, duke thënë me humor: “Nuk kam burrë dhe e solla këtë në këngë si një mënyrë për të ironizuar. Burrë s’kam, por një tigër e kam.”
Gjithashtu, Bleona përmendi një premtim të bërë për prindërit e saj, të cilët po e ndiqnin intervistën nga Shqipëria, duke treguar se martesa dhe fëmijët janë tashmë pjesë e planeve të saj të ardhshme.
“Doja të thoja që kam në plan për t’u martuar, për të bërë fëmijë. Jo realisht nuk po e ironizoj sepse realisht janë në planet e mia, të afërta apo të largëta nuk e di sepse nuk jam Zoti. Por duke qenë se tani pothuaj unë karrierën time e kam vënë në një lloj vije aty ku unë dua që të eci ujë si Bleonë dhe si artiste, tani pjesa tjetër sigurisht është ajo private, e cila ka nevojë për një balancim”, tha Bleona.
Ky ishte një premtim që Bleona ia bërindy prindërve të saj, që pas projekteve të reja muzikore, do t’i kushtojë më shumë vëmendje këtij aspekti të rëndësishëm të jetës së saj.