Gloria Meshi, ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, ka folur për marrëdhënien e saj të ngushtë me Valbona Selimllarin, nënën e partnerit të saj, në një intervistë të fundit.
Gloria e përshkroi Valbonën si një person shumë të dashur dhe të mirë, duke nënvizuar se ajo është po aq e mrekullueshme sa duket në ekran.
Modelja theksoi se Valbona ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e djalit të saj, duke i dhënë vlera të mira dhe duke formuar njeriun që është sot.
Në lidhje me përfshirjen e Valbonës në debatet e çiftit, Gloria u shpreh se Valbona mban gjithmonë anën e drejtësisë.
Ajo shtoi me humor se debatet mes tyre zgjasin vetëm 5 minuta, dhe në një kohë kaq të shkurtër nuk ka shumë hapësirë për të mbajtur anë, pasi gjithçka zgjidhet shpejt.
Gloria Meshi: “Mendoj që pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve sepse është një djalë shumë i edukuar dhe unë gjtihmonë mendoj dhe ia kam thënë që duhet të jesh shumë falenderues për mamin që ke, je ky që je sot dhe ke këto vlera për shkak të saj.
Ajo mban anën e së drejtës duke qenë se edhe ne nuk debatojmë, na zgjat 5 minuta, më pak se 5 minuta nuk ke çfarë ane të mbash se e zgjidhim, 5 minuta e kemi”.