Ilnisa Agolli, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, ka vendosur të shuajë thashethemet që qarkullonin për një ndarje të mundshme mes saj dhe partnerit, Meriton Mjekiqi.
Ajo ndau një postim në Instagram Story që përfshinte një mesazh të ngrohtë dhe me humor, duke treguar se çifti janë ende bashkë.
Në mesazhin e publikuar nga Ilnisa, shkruhet: “Bashkë i ke në krevat,”, çka nënkupton se lidhja mes tyre është e fortë dhe e pandikuar nga spekulimet.
Kjo deklaratë ka ardhur si një përgjigje ndaj zërave në rrjet, të cilët për disa ditë aludonin për një ndarje mes tyre.
Megjithatë, postimi i saj tregon se ata janë të lumtur dhe të lidhur me njëri-tjetrin.