Në muajin dhjetor nis spektakli më i ndjekur dhe më i dashur për publikun, “Big Brother VIP 4”.
Të gjithë janë kuriozë të dinë se si do të jetë shtëpia më e famshme në Shqipëri, kush do jenë banorët VIP, por edhe opinionistët e këtij edicioni.
Fituesja e edicionit të tretë të reality show-t, Egla Ceno, ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”. Ata kanë qenë kuriozë të dinë nëse aktorja e njohur do të pranonte që të ishte një nga opinionistet e BBV4.
“A do bëheshe opinioniste BBV nëse do të ofrohej”, e ka pyetur dikush dhe Egla i është përgjigjur: “Po të më ofrohej do e pranoja”.
Një tjetër më pas e ka pyetur sërish në lidhje me këtë rol: “Do pranoje që të ishe opinionistja e BBV 4 në qoftë se do të të vinte një ftesë?”.
Fituesja e BBV 3 i përgjigjet sërish “po”.
“Po me po, por kam frikë se do bëja lëmsh dynjanë”.
Kujtojmë se prej disa javësh Eglën e shohim çdo të shtunë në ekranin e Top Channel, në rolin e moderatores në emisionin “Goca dhe Gra”, së bashku dhe me 3 vajza të tjera të njohura.