Çifti më i përfolur kohët e fundit i showbiz-it shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji, kanë kurorëzuar mbrëmë dashurinë e tyre me një dasmë madhështore.
Siç duket edhe nga fotot që të ftuarit VIP kanë publikuar në rrjete sociale, Dafina dhe Kreshniku vezullojnë nga lumturia dhe dashuria.
Në këtë mbrëmje të shënuar për të, Dafina kishte zgjedhur një fustan elegant nusërie, me një vello madhështore të gjatë me detajin e luleve dhe kurriz të hapur.
VIP-at që ishin të ftuar në mbrëmjen kushtuar dashurisë së Dafinës dhe Kreshnikut janë Ylli Limani, Festa Qoqaj, 2 Ton, Emina Cunmulaj, Remzie Osmani Osmani, Ronela Hajati, nëna e Rita Orës, e shumë artistë të tjerë nga Shqipëria e Kosova.
Në dasmën e Dafinës e pranishme ishte edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.