Pas disa muajsh nga dhuna e ushtruar ndaj Klea Prengës nga motrat Berisha, ekspertiza mjekësore ka konfirmuar se dëmtimet e saj klasifikohen si dëmtime të rënda trupore.
Raporti tregon se, përveç humbjes së imazhit dhe punës, Klea ka mbetur me pasoja të përhershme në fytyrë, përfshirë mpirje të anës së djathtë të saj dhe deformim të buzës së sipërme.
Sipas raportit të mjekëve, plagët që Klea ka në fytyrë janë të thella dhe të dukshme, me qepje dhe zona të nxira. Gjendja e saj emocionale është gjithashtu e rënduar, duke theksuar se ka humbur besimin për të dalë në publik, për shkak të ndikimit të madh që dëmtimet kanë pasur mbi pamjen e saj.
Ekspertiza konkludon se këto dëmtime janë të përhershme dhe të pariparueshme, duke përbërë një rast të dëmtimeve të rënda trupore sipas ligjit.