Gjatë një episodi të “Portokalli”, moderatorja Fjoralba Ponari përjetoi një moment të sikletshëm.
Në një bisedë me ndjekësit në Instagram, ajo zbuloi se ngjitëset e brendshme që duhej të mbanin fiksuar dekoltenë e fustanit nuk funksionuan siç duhet, për shkak të makeup-it të trupit.
Duke ndarë këtë moment, Fjoralba tha se ishte e detyruar ta mbante fustanin me dorë për të parandaluar një incident të mëtejshëm, ndërsa shfaqej e sikletosur.
Salsano, kolegu i saj, e kuptoi situatën dhe e ngacmoi me humor, duke krijuar një atmosferë të çliruar.
Në mes të skenës, Fjoralba me një batutë ironike tha: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”, duke i dhënë situatës një kthesë humoristike dhe duke e kaluar incidentin në mënyrë elegante.