Egla Ceno, fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, ka ndarë disa reflektime mbi eksperiencën e saj gjatë qëndrimit në shtëpi, tashmë si prezantuese e “Goca dhe Gra”.
Aktorja e cilësoi periudhën katër-mujore brenda shtëpisë si një sfidë intensive dhe të vështirë emocionalisht.
Ajo theksoi se një nga gjërat që do të kishte dëshiruar të ndryshonte ishte mungesa e humorit gjatë qëndrimit të saj.
“Do të doja të kisha qeshur më shumë brenda shtëpisë,” tha Ceno, duke nënvizuar se qeshja është një veprim që shpesh kërkon bashkëpunim dhe atmosferë të përshtatshme.
“Për të qarë, qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta,” shtoi ajo, duke reflektuar mbi dinamikat e izolimit.
Egla përmendi gjithashtu se, pavarësisht nga vështirësitë, është mirënjohëse që publiku i ka dalluar qartë momentet e saj më të sinqerta, duke theksuar: “Publiku, inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri.”
“Katër muaj e gjysëm, një eksperiencë e ngjeshur, ky vit ka qenë shumë e fortë për mua. E dhunshme. Më vjen mirë që publiku inteligjent, ka kuptuar të ndajë shapin nga sheqeri. Do të doja që në atë shtëpi të kishte 2 ose 3 Heidi.
Do të kisha dashur të kisha qeshur në atë shtëpi, për të qarë qan vetëm, por për të qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhën gjërat”, tha Egla Ceno.