Karim Adeyemi shënoi tre gola të shkëlqyer në fitoren 7-1 të Borussia Dortmundit ndaj Celtic ditën e martë, duke i dhënë ekipit të tij një triumf të madh.
Sulmuesi i talentuar ishte padyshim i lumtur pas suksesit në fushë, por ajo që bëri më shumë bujë ishte deklarata e tij pas ndeshjes, e cila u bë menjëherë virale në platformën X.
“Gruaja ime bëri brokoli dje, kjo është arsyeja pse [unë shënova 3 gola],” shkroi Adeyemi me humor, duke shoqëruar mesazhin me një foto të tij në fushën e gjelbër.
Ai iu referua Loredanës si “gruaja” e tij, detaj që ka ngjallur spekulime në rrjet, duke ngritur pyetjen: Mos vallë çifti ka kurorëzuar dashurinë me martesë në fshehtësi?
Deri tani, as Karim dhe as Loredana nuk kanë bërë një deklaratë publike në lidhje me martesën.