Loredana prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi. Që nga dita që bën publike romancën e tyre çifti nuk është ndalur së postuari së bashku.
Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” me mamanë e partnerit.
Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.
Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana.