Ronela Hajati ka shkaktuar polemika në rrjet me një Instastory të fundit ku bën krahasime mes skandalit të P-Diddy dhe disa shqiptarëve që, sipas saj, bëjnë veprime të ngjashme me ato të reperit të njohur amerikan.
Në mesazhin e saj, Ronela përmendi se njeh disa persona shqiptarë që mund të cilësohen si “sinonim i P. Diddy-t”, duke lënë të kuptohet se edhe në Shqipëri ndodhin ngjarje të ngjashme si ato për të cilat Diddy akuzohet.
Këto deklarata kanë shkaktuar spekulime dhe komente në rrjetet sociale, ku shumë njerëz pyesin nëse Ronela po nënkupton se në industrinë muzikore shqiptare ka festa me përdorim droge, orgji, dhunë, përdhunime dhe marrëdhënie homoseksuale, ngjarje të ngjashme me ato për të cilat Diddy po përballet me akuza.
Kujtojmë që P. Diddy është përballur me akuza të rënda, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe abuzimin seksual, duke nxitur diskutime të shumta për sjelljet e tij në botën e shoubizit.
Ronela nuk ka dhënë më shumë detaje mbi deklaratat e saj, por ky postim ka ngjallur reagime dhe spekulime në publik.